Reali premton surpriza në merkaton e verës, “galaktikët” synojnë edhe ...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2024, 08:42
Burime pranë Real Madridit konfirmojnë se Jeremie Frimpong është emri i madh për sa i përket përforcimit të skuadrës verën e ardhshme.
Për momentin fokusi është te ardhja e Mbappe, por ardhja e holandezit padyshim që do të ishte një “grusht shteti” nga ana e drejtuesve të “Los Blancos”
Që nga ardhja e Xabi Alonso, ai është bërë një pjesë themelore dhe skuadra si United dhe City kanë mbajtur tashmë kontakte me agjentin e tij . Me një klauzolë afër 40 milionë euro, ai bëhet edhe më tërheqës në treg.
Klubi pritet të largojë Lucas Vázquez në fund të sezonit dhe ata duan një mbrojtës të ri për të zëvendësuar Carvajal.

