Liverpool nuk gabon në ‘Anfield’ ndaj Sheffield United, ruan kreun e Premier League
Liverpool rrezikon, por nuk gabon në ndeshjen e javës së 30-të në Premier League ndaj Sheffield United.
“The Reds”, triumfuan me rezultatin 3-1, teksa vendimtar ishte një supergol i MacAllister në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një goli “karambolesk” të Darwin Nunez që shfrytëzoi një gafë të portierit Grbic.
Në pjesën e dytë, Sheffield United barazoi pas një autogoli të pafat të Bradley.
Megjithatë, vendasit këmbëngulën dhe u shpërblyen nga një perlë e MacAllister.
Mesfushori goditi bukur në hyrje të zonës kundërshtare me topin që shkoi në trekëndësh.
Në fund, listës së golashënuesve iu shtua edhe Gakpo që e bëri më të sigurt fitoren.
Përfundimisht, ndeshja u mbyll me shifrat 2-1 teksa Liverpool mban kreun e Premier League me 70 pikë, dy më shumë se Arsenali i vendit të dytë dhe tre më shumë se Manchester City i vendit të tretë.
Sa i takon Sheffield United, kjo skuadër mbetet në vendin e fundit me 15 pikë e destinuar për të rënë në Championship sezonin e ardhshëm.
