Aksident në aksin Peqin-Elbasan, shkak një parakalim i gabuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2024, 17:23
Tri automjete janë përfshirë në një aksident në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lolaj rreth orës 16:40.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim e njërit prej tri automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Fatmirësisht nuk ka patur persona me dëmtime serioze, ndërsa automjetet janë dëmtuar pjesërisht.