Nënë Liza: Maringlen Qato më nxori përjashta nga shtëpia e më ka thënë “do marrësh ça do marrësh...”

Fjala e nënë Lizës, zonjës së protestave,  në protestën qau zhvillua sot para bashkisë së Tiranës, së cilës bashkia i shembi shtëpinë dhe nuk e kompensoi.

Znj. Liza: EriOn Veliaj, unë nuk kam fjetur mbrëmë tërë natën! Kam ardhur të marrë vesh se ku e ke Mariglen Qaton?! Kam ardhur të të pyes ku e ke Mariglen Qaton dhe ata pesë drejtorë që i ke “brenda”?!

Unë uroj të ndihen sa më të rëndë, jo më të lehtë, se kur kanë ardhur e kanë prishur shtëpitë në Laprakë, se kur ka ardhur Maringlen Qato e më ka qitur përjashta e më ka thënë “do marrësh ça do marrësh...” mua më vjen turp me e thënë, por ia paskan ruajt me e marrë vetë ishalla e mos dalshin, edhe Erion Veliaj pas tij bashkë me Kryeministrin! Se ju jeni mësuar: në parlament, policë; në bulevard, policë; në protestë, policë; këtu, policë.

Erion Veliaj, hapi dyert! Se me të marrë gruan, me të marrë shtëpinë, me të marrë familjen, me të marr armën, ti del e i vret. Ju keni pallate boll. Po turp për qeverinë shqiptare.”

PROTESTA TE BASHKIA