Kush do dalë nga burgu? Logu: Nuk falet korrupsioni dhe krimi i organizuar

Avokati dhe anëtari i grupimit të Rithemelimit në PD, që bashkoi votat në seancën plenare të së enjtes ku u miratua Amnistia Penale, Marash Logu, zbërtheu draftin e dakordësuar mes palëve në Kuvend.

Në studion e lajmeve në “Ora Neës” Logu theksoi se nisma ka qëllim së pari humanitar dhe së dyti ka dhe një mbingarkesë të sistemeve peniticiare në vend.

“Kjo është amnistia e shtatë që u miratua dje, ku mazhoranca nuk i kishte numrat për këtë dhe normalisht duhej të kishte një proves dakordësimi dhe këtu opozita kërkoi amnistimin e të gjithë protestuesve që nga viti 2013-të e këtej dhe kjo ishte kusht.

Dhe kusht i dytë ishte fakti që të mos kishte amnistim të të gjithë zyrtarëve të lartë të akuzuar dhe dënuar për korrupsion.

Dhe së treti ishte kushtoi që të mos kishte asnjë përfitim nga kjo amnisti të askujt të dënuar për krime të organizuara dhe krime të rëndë.

Dhe në këto kushte grupimi i opozitës ra dakord për miratimin e saj.

Kjo është amnistia më kufizuese sa i përket përfituesve”, theksoi ndër të tjera avokati Marash Logu.