“Skifterët” vjedhin 30 mln dollarë/ FBI heton grabitjen më të madhe në historinë e Los Angelos
Rreth 30 milionë dollarë janë vjedhur në Los Angelos, duke u shënuar si vjedhja më madhe në historinë e qytetit në SHBA. FBI që po ndjek hetimet për të zbuluar autorët
FBI dhe Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit po hetojnë një nga grabitjet më të mëdha në historinë e qytetit me një vlerë prej 30 milionë dollarësh.
Paratë u vodhën nga një objekt magazinimi parash në Luginën e San Fernando-s, gjatë natës së të dielës së Pashkëve.
Godina në lagjen periferike Sylmar është vendi ku trajtohen dhe ruhen paratë nga bizneset e të gjithë rajonit.
Zyra e FBI në Los Anxhelos nuk kanë ndarë asnjë detaj tjetër duke cituar hetimin në vazhdim.
Hajdutët fituan akses në ndërtesë dhe hynë në kasafortë duke i shpëtuar alarmit dhe hetuesit besojnë se është një grup i sofistikuar bazuar në aftësinë e tyre për t'iu shmangur zbulimit.
Një fushë e fokusit për hetimin është nëse grupi kishte njohuri të brendshme për objektin ose jo.
Ai operohet nga firma private e sigurisë GardaËorld, që deri më tani ka heshtuar për incidentin.
Sipas Los Angeles Times, më parë grabitja më e madhe e parave të gatshme në qytet ndodhi më 12 shtator 1997, kur 18.9 milionë dollarë u vodhën nga objektit Dunbar Armored Inc. në Mateo Street.

