“Garantuese e raporteve SHBA-Kosovë”, Osmani e veçon deklaratën e Escobar në një video për 3 vitet në krye të shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2024, 10:52
Presidentja Vjosa Osmani sot ka shënuar trevjetorin e saj në zyrën e kreut të shtetit. Përmes një videoje ku ka përmbledhur punën e saj, Osmani ka përfshirë edhe deklaratën e emisarit special të SHBA-së, Gabriel Escobar, ku ai e quan atë si “garantuesja kryesore e marrëdhënieve dhe trashëgimisë së marrëdhënieve dypalëshe në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
Këtë deklaratë të tij, Osmani e shoqëroi me pamjet nga fotografia e përbashkët që kishte me presidentin amerikan Joe Biden.
“3 vjet Presidente! Gjithnjë në shërbim të Republikës!”, ka shkruar Osmani krahas videos.
Ajo gjithashtu ka shpërndarë edhe një pjesë nga fjalimi i saj që e mbajti në Parlamentin Europian.
