Një çerekshekulli, KosovaPress shkon përtej kufijve

Shumë agjenci botërore të lajmeve nga e gjitha Evropa dhe Ballkani u bashkuan për herë të parë në kryeqytetin e Kosovës  për të kremtuar 25-vjetorin e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress.

Agjencia e Pavarur e Lajmeve shënoi çerekshekullin me galambrëmje, në mesin agjencive të lajmeve, mediave, diplomatëve të huaj, përfaqësuesve të qeverisë, e me numër të madh të bashkëpunëtorëve.

Puna dhe kontributi i KosovaPress-it u vlerësua lart, teksa u tha se ka shkuar përtej kufijve duke iu mundësuar qasje të informatës së saktë të gjithë lexuesve të vet.