FOTO/ Policia e Kosovës: Kush e njeh këtë person? Na njoftoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 12:49
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person që akuzohet për mashtrim. Në njoftimin e publikuar sot në rrjetet sociale thuhet:
“Kërkesë për bashkëpunim për identifikim të personit të dyshuar . Njësiti i hetimeve të stacionit të Graçanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në veprën “Mashtrim”.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.”

