Kupa e Italisë/ Fiorentina mposht Atalantën në gjysmëfinalen e parë, kualifikimi vendoset në Bergamo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 23:36
Fiorentina ka fituar 1-0 ndaj Atalantës, në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë.
Në pjesën e parë, Mandragora realizoi një perlë të vërtetë, për t’i dhënë epërsinë vendasve nga Firenze.
Në pjesën e dytë, të besuarit e Gasperinit shtuan presionin, por në portë Teracciano ishte vërtetë në një natë të mirë.
Me pritjet e tij, portieri i njohur ishte vendimtar. Titullar në këtë takim ishte edhe Berat Gjimshiti.
Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, sfidë kjo që luhet me 24 prill.

