VIDEO/ Premier League - Rivalitet i ashpër për titullin, Arsenal fiton dhe rimerr kreun

Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion. Gooners mundën 2-0 Luton, në Londër.

Odegaard realizoi në të 24-tën minutë, duke i dhënë qetësinë e duhur trajnerit Arteta.

Brenda pjesës së parë, një autogol i Hashikoa-s ccoi shifrat në 2-0. Më pas, në pjesën e dytë, Arsenalit i mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të futur 3 pikët në kasafortë dhe duke u rikthyer në vendin e parë në klasifikim.

Arsenali do të përballet në ndeshjen tjetër ndaj Brighton në transafertë. Në krahun tjetër, Luton pret Bournemouth.