Lojtari i Chelseat refuzon Real Madridin, i premton besnikëri ''bluve'' të Londrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 16:09
Sezonin e kaluar numëron 16 paraqitje, ndërsa këtë vit vetëm 390 minuta.
Reece James është torturuar nga dëmtimet për disa vite, ndërsa tani ai do të duhet të kthehet dhe të japë maksimumin për të rifituar një vend te Chelsea, por ashtu edhe te kombëtarja angleze përpara EURO 2024.
Sipas raportimeve të medieve britanike, Reece James synohet nga Real Madridi, por vetë mbrojtësi nuk dëshiron të largohet nga “blutë” e Londrës.
Ai mësohet si i ka bërë të ditur Chelseat se nuk ka në plan të marrë në konsideratë asnjë ofertë dhe se dëshiron të jetë pjesë e “bluve” të paktën deri në 2028-ën, kur skadon edhe kontrata.
