"Poker" Dusseldorfit, Bayer Leverkusen siguron lehtësisht finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen-Kaiserslautern do të jetë finalja e Kupës së Gjermanisë.

“Aspirinat” nuk hasën probleme përballë Fortuna Dusseldorfit që garon në Bundesliga 2.

Kundërshtar të cilin e mposhtën 4-0.

Djemtë e Xabi Alonsos zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, fraksion ku realizuan tri herë.

Me Jeremie Frimpong, Amine Adli dhe Florian Wirtz.

Ky i fundit festoi sërish në minutën e 60’, moment kur u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Bayer Leverkusen po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm.

Titulli i parë në histori është shumë afër (+13 me Bayernin), ndërkohë që është një hap larg fitimit të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e Xabi Alonsos është edhe një nga pretendentët për triumfin në Europa League.

Turne ku do të sfidojë anglezët e West Hamit për një biletë në gjysmëfinale.