Kërkesa e Bardhit, Spiropali: Akuzat, shpifjet apo trillimet nuk i parashikon neni për interpelancat parlamentare

Ministrja Elisa Spiropali thotë se akuzat, shpifjet apo trillimet nuk i parashikon neni për interpelancat parlamentare. 

“Akuzat, shpifjet, fantazitë apo trillimet nuk i parashikon neni 96 për interpelancat parlamentare.”

“Si qeveri, të gatshëm për t’u përgjigjur për detyrat, veprimtarinë dhe funksionet tona.”

“Barrën e provës e ka akuzatori jo i akuzuari. Të shkojë të japë pergjigje në SPAK.”