Hasani me homologen holandeze: Thellim i dialogut politik

 Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani pati një diskutim të frytshëm me Ministren e Punëve të Jashtme të Holandës, Hanke Bruins Slot.

Hasani ndodhet në Hagë ku mori pjesë në konferencën “Rivendosja e Drejtësisë në Ukrainë”.

Homologët rikonfirmuan thellimin e dialogut politik dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme midis të dy vendeve, si dhe mbështetjen e Holandës për rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takimet me Komisionerin Evropian për Drejtësi, Didier Reynders dhe Prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ripërsëritën përkushtimin e tyre për avancimin e parimeve themelore dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.