Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë miraton 5 prioritete për 10 vitet e ardhshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Prill 2024, 08:11
Komiteti Drejtues Kombëtar miratoi dje 5 prioritetet kryesore për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë.
Kryetari i PL-së Ilir Meta tha se 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë janë ndalimi i shpopullimit, rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës, arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor; Bujqësia, ushqimi dhe ulja e kostos së jetesës dhe Shqipëria, fuqi eksportuese.
Ai shprehu kënaqësi të veçantë për miratimin në mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues Kombëtar të 5 prioriteteve kryesore për 10 vitet e ardhshme të Partisë së Lirisë.
“Projekti ynë madhor është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë 4 milionë qytetarë shqiptarë rezidentë”, tha Meta.

