Drejtësia raporton te “Ligjet”/ 18 raporte në Kuvend, PS: Jo vetëm statistika. Shehi: Miratoni ligjin për referendumet

Institucionet e reja të drejtësisë do të nisin raportimin para deputetëve. Për mazhorancën forma e dokumentit duhet ndryshuar, ndërsa opozita kërkon të shmangen kurthet gjatë prezantimeve. Rikthimi i Kuvendit në normalitet hapi dhe diskutimet mbi ligjin për referendumet që prej dy vitesh ishte lënë në heshtje

18 institucione mes tyre dhe ato të drejtësisë së re do të raportojnë në Komisionin e Ligjeve mbi punën vjetori.

“Ne të kërkojmë për çështje të caktuara edhe mendime të ekspertëve që merren me çështjet. Ju kujtoj, kemi 18 institucione”, u shpreh socialistja Klotilda Bushka.

Drejtësia raporton te “Ligjet”/ 18 raporte në Kuvend, PS:

Mazhoranca propozon që dokumenti të mos jetë më vetëm me statistika, por në të duhen analiza mbi situatën për të marrë masa përmirësimi

“Çfarë po ndodh me sistemin? Se si është eficienca. Se si është përgjegjshmëria, llogaridhënia dhe transparenca e tyre në raport me ligjin në radhë të parë, dhe me qytetarët gjithashtu”, u shpreh deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj.

Drejtësia raporton te “Ligjet”/ 18 raporte në Kuvend, PS:

Demokratët e renditur me “Rithemelimin” nuk u bënë pjesë e diskutimeve, për Enkelejd Alibeaj nuk harroi t’i thumbonte.

“Më në fund normaliteti është rikthyer në parlament dhe sigurisht q kjo është një gjë e mirë”, tha Alibeaj.

Sa i përket formës së raportimeve, propozon që institucionet të njihen më parë me pyetjet.

Drejtësia raporton te “Ligjet”/ 18 raporte në Kuvend, PS:

“Që të mund t’i kundrejtohen paraprakisht institucioneve të drejtësisë në mënyrë që edhe ata të mos ndodhen në sulmin e befasisë. Zakonisht është një kurth që ndodh në parlament”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkaq me arritjen e marrëveshjes Dashamir Shehi arriti të fusë në agjendën e diskutimeve ligjin për referendumet, edhe pse siç tha kishte dy vite i kyçur në sirtarë.

Drejtësia raporton te “Ligjet”/ 18 raporte në Kuvend, PS:

“Një e drejtë që është fiksuar me Kushtetutë dhe nuk është ushtruar. Deri më sot ne kemi bërë vetëm një referendum në vitin 1996 për formën e regjimit në Shqipëri, Republikë apo Monarki. Kushtetuta e re u bë në 1998-ën, dhe ajo u bë me një vendim të veçantë. Kushtetuta e përfshin referendumin, mirëpo në fakt ligj në zbatim të Kushtetutës për referendumet në Shqipëri nuk është bërë ndonjëherë”, u shpreh Dashamir Shehi.