“Nuk tërhiqemi nga rastet që gjykon GJKKO”, Çuçi: Nëse do të jemi gati, të enjten miratojmë Amnistinë Penale
Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi është shprehur se projektligji për Amnistinë Penale do të votohet të enjten në Kuvend nëse dakordësohen me opozitën.
Pas mbledhjes së Grupit, ai theksoi se po presin propozimet e opozitës, ndërsa theksoi se nuk do të ketë tolerancë për të dënuarit nga GJKKO.
Çuçi: “S’do të tërhiqemi për Në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj.
Po presim propozimet e tyre (opozitës).
Kemi rënë dakord.
Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita).
Për GJKKO nuk do të tërhiqemi.
Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO.
Çështjet teknike do të diskutohen.
E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë.
Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota.
