I dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë, shpallet i pafajshëm Altin Ndoci, 25 vite burg për Klevis Allën
Gjykata e posaçme ka pushuar të gjitha akuzat ndaj Altin Ndocit të dyshuar për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdija, duke e shpallur të pafajshëm atë.
Po ashtu Ndoci akuzohet si pjesë e vrasjes së Besmir dhe Viktor Haxhia, për të cilën është shpallur i pafajshëm.
Gjykata ka vendosur dënimin me 25 vite burg për Klevis Allën, për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.
Implikimi i tij në këto krime doli pas dëshmisë së Klevis Allës. Në atë kohë ai rrëfeu se në ngjarje ka marr pjese edhe Altin Ndoci.
Por ndryshe ka rrëfyer bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dëshmuar se Altin Ndoci nuk ka qenë i përfshirë në këto 2 vrasje më Durrës.
Në të tilla kushte mbrojtja i kërkoi gjykatës pushim te akuzave, për të cilën gjeti miratim të togave të zeza.
