Makina përplas biçikletën, 82-vjeçari në Shkodër përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 10:26
Një aksident është regjistruar sot në Shkodër, ku një 36-vjeçare ka përplasur me makinë një të moshuar që lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”.
“Rreth orës 09:10, në lagjen “Partizani”, automjeti me drejtuese shtetasen B. M., 36 vjeçe, banuese në Shkodër, ka aksidentuar shtetasin E. K., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.
Shtetasi E. K. është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.
