VIDEO+EMRI/ Aksidenti i frikshëm me 8 të vdekur në Vjosë, makina e shkatërruar totalisht. Shoferi nga Shkodra lëvizte me 180km/h
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2024, 07:50
Edison Bregaj është shoferi nga Shkodra që po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet.
Ai me shpejtësi dyshohet se ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka humbur kontrollin e mjetit ‘Benz’.
Më pas mjeti ka përfunduar në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, ku ai bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta humbën jetën.
Burimet thonë se sipas ekspertizës paraprake mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi 180 km/h.
Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të.
