VIDEO/ "Hiqini duart o ju q..sha ro*pt" - Ç’ndodhi te sheshi "Skënderbej"? 4 policë shtrijnë përtokë një të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2024, 21:45
Një rast i paprecedentë raportohet të ketë ndodhur pasditen e kësaj të hëne në sheshin "Skënderbej" në Tiranë.
Katër policë kanë terrorizuar kalimtarët teksa përpiqen të arrestojnë një djalë të ri. Sipas informacioneve dyshohet se i riu i ka ofenduar efektivët.
Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al, mënyra “terrorizuese” e arrestimit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve përreth.
Sakaq nga uniformat blu ende nuk ka asnjë reagim lidhur me rastin.

