Kur alkooli krijon trafik, burri i dehur qëdron para autobusit, makinat presin me minuta të tëra pa lëvizur

Përdorimi i alkoolit jo vetëm dëmton shëndetin, por tashmë krijon dhe trafik në rrugë.

I tillë është rasti i shënuar pasditen e sotme në kryeqytet, aty ku një burrë i dehur vendosi të qëndrojë para autobusit të linjës së Unazës në rrugën “Bardhyl” për disa minuta duke krijuar dhe trafik në gjithë aksin e unazës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për ta larguar nga rruga ku qëndronte burri i dehur në mënyrë që të t’i hapej rruga automjeteve që qëndronin pa lëvizuar duke i rënë dhe borive të makinave.