EMRAT/ Plagosja me thikë tek ‘Komuna e Parisit’, në kërkim autori, arrestohet një person

Kevin Kolgega është arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek “Komuna e Parisit” gjatë natës, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Marin Kokobobo.

40-vjeçari u plagos me thikë pas një sherri të ndodhur gjatë natës. Autorët e përfshirë në këtë konflikt janë identifikuar nga policia.

Ndërkohë sipas informacioneve, në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje 19-vjeçari, Arlind Gjoni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.