VERA VJEN PARA PRANVERËS/ Sinoptikani Osmani: Temperaturat nga 25-30 gradë

Muaji i prillit ka hyrë me rekorde temperaturash të larta, ku Shqipëria po përjeton një verë të parkohshme.

Sinoptikani Hakil Osmani nga Meteoalb në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora Neës” theksoi se këto ditë do të ketë temperatura të larta deri në 30 gradë celsius.

“Por në ditët në vijim, gjatë dy, tre ditëve të ardhshme do të ketë reshje lokale kryesisht në zonat veriore, kur do të bëhet dhe pastrimi i grimcave të ajrit që solli stuhia e erës afrikane.

Por ajo do të ketë pasoja në det të hapur duke shkaktuar problematika në lëvizjen e mjeteve lundruese.

Ndërsa nesër, do të ketë një përhapje të kësaj ere”, u shpreh ndër të tjera Sinoptikani Hakil Osmani nga Meteoalb.

Parashikimi

Moti për sot do të jetë i qëndrueshëm, me vranësira të lehta kalimtare.

Temperaturat parashikohen të parashikohet të ngrihen deri në 30 gradë Celsius, si pasojë e masave ajrore me origjinë jugore.

Elementi erë për sot pritet të jetë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive me shpejtësi 11-17 m/sek.

Për javën që nisim vendi ynë pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme e kohëzgjatje me diell për shkak të masave ajrore me origjinë jugore. Pritet një rritje graduale e temperaturave të mesditës 28-30 °C.

Përjashtim bën dita e martë ku moti pritet të jetë relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash e kthjellime.

VERA VJEN PARA PRANVERËS/ Sinoptikani Osmani: Temperaturat nga 25-30

Që në orët e para të 24-orëshit vranësirat priten të pasohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në veri.

Në orët e mëngjesit reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore. Më pas pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Ditën e mërkurë pritet rënie e lehtë e temperaturave në vlerta minimale dhe ato maksimale. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.