Të shtëna me armë drejt kryetarit të komunës në Maqedoninë e Veriut, plagoset zyrtari dhe shoferi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2024, 15:22
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ndërsa shënjestër ka qenë kryetari i kësaj komune.
Si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur përkatësisht shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal.
Personi që ka kryer sulmin, thuhet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.
