EMRI/ U përplas nga makina teksa po priste autobusin, kush është 21-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2024, 14:06
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Greqi, ku ndërroi jetë një shqiptare.
Mësohet se viktima është identifikuar si Elisa Doka, e cika mbeti e vdekur, pasi u përplas nga makina ndërsa po priste autobusin këtë të hënë në Patridha të Verias. 21-vjeçarja shqiptare po qëndronte në stacion së bashku me një 68-vjeçare, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.
68-vjeçarja greke ndërkohë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

