Dialogu Kosovë-Serbi/ Spahiu: Nuk ka nevojë për negociata, por për zbatim marrëveshjesh
Në një intervistë për Ora News, analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se Nuk ka mbetur gjë për tu negociuar dhe duhet zbatuar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai shtoi se në bazë të ligjeve në serbi shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të marrin para edhe nga Serbia, por theksoi se Kosova e ka hequr nga qarkullimi dinarin.
Spahiu: Nuk e di çfarë do të ndodhë, por mirë do të ishte të kishte një dakordësi për marrëveshjen dhe planin franko-gjerman. Nuk ka mbetur gjë për tu negociuar dhe duhet zbatuar marrëveshja dhe të shihet nëse do të ketë përparim apo jo.
Në bazë të ligjeve në serbi shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të marrin para edhe nga Serbia. Paratë janë bërë deri më tani në dinar dhe do të bëhen me euro tashmë. Serbia ka interes që ta qarkullojë valutën e saj në territorin e Kosovës, ndërsa kjo e fundit do që të qarkullojë vetëm valuta zyrtare e saj. Serbia tashmë ka ndërprerë pagesën për serbët në Kosovë.
