Hetimi parlamentar për TIMS-in, nesër komisioni zhvillon mbledhjen e parë. Ja çfarë do diskutohet
Komisioni hetimor për sistemin TIMS do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla "Pjetër Abnori".
Njoftimi është publikuar nga kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji.
Njoftimi:
Në mbështetje të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, çështjet që do të diskutohen, shqyrtohen dhe miratohen në Komisionin Hetimor në mbledhjen e parë janë si më poshtë:
Deklarimi i konstituimit të komisionit hetimor dhe prezantimi i anëtarëve të tij.
Deklarimi i qëllimit të ngritjes së komisionit.
Përcaktimi i detyrave të komisionit.
Zgjedhja e sekretarit të komisionit.
Deklarimi i planit paraprak të hetimit.
Zgjedhja e ekspertëve ligjorë.
Përcaktimi i mbledhjes së rradhës së komisionit hetimor. KRYETARI

