Dom Mark Pashkja: Pashka simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen, njeriu është i pavdekshëm

Në një intervistë për Ora News, Dom Mark Pashkja zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri u shpreh se Pashka është një festë që përbën themelin e atij që është besimi i krishterë

Ai shtoi se mbi personin e Krishtit që ngjallet mbi vdekjen tregon se asgjë nuk triumfon mbi jetën, pasi njeriu është i pavdekshëm.

Dom Mark Pashkja: Është një festë që përbën themelin e atij që është besimi i krishterë, por edhe në vetë filozofinë e saj është një festë që tregon triumfin e jetës mbi vdekjens. Mbi personin e Krishtit që ngjallet mbi vdekjen tregon se asgjë nuk triumfon mbi jetën, pasi njeriu është i pavdekshëm.

Veza është simboli i jetës. Aty është qeliza dhe jeta mbi të cilën krijohet jeta. Krishterët e kanë përzgjedhur këtë simbol për të transmetuar triumfin e jetës. Përmes një simbolike të vogël të krishterët kanë tejçuar realitetin dhe të vërtetën se njeriu është lindur për të jetuar.