GJKKO: Taulant Tusha, Mariglen Qato, Redi Molla në burg. Ja çfarë u vendos për 6 zyrtarët e tjerë të bashkisë së Tiranës

Mariglen Qato e Redi Molla, ish drejtorë në Bashkinë Tiranë të arrestuar nga SPAK u lanë në Burg deri në përfundim të hetimit për korrupsion me tenderat dhe fshehje të pasurisë.

SPAK thotë se gjatë kohës që mbanin funksionet zytare ata ishin pronarë faktikë të kompanisë 5 D që përfitonte tendera nga bashkia e kryeqytetit dhe insitucione të tjera.

Nën akuzë për Dosjen 5 D është edhe Taulant Tushe një tjetër ish drejtor pranë bashkisë në burg për cështjen e incineratorëve dhe anëtarët komisionit të ofertave. 

Nën hetim dhe një biznesmen, nën emrin e të cilit fshihej kompania e ish drejtorëve të bashkisë.

Ky është moment kur Mariglen Qato, Redi Molla dhe Tuland Tushe të tre ish drejtorë në Bashkinë Tiranë futen në Gjykatën e Posacme që vendosi ti mbajë në qeli deri në fund të hetimit për korrupsion e fshehje pasurie nga SPAK që i vuri në pranga!

Ndërsa këta janë 4 zyrtarë të tjerë anëtarë të komisionit të ofertave të vënë nën akuzë për shkjelje të barazisë me tendera në bashkisë e kryeqytetit në favor të kompanisë së fshehur të dy ish drejtorëve Qato e Molla.

Ata hetohen me masën detyrim paraqitje.

Seanca për rivlerësimin e masave së sigurisë dhe njohjes me akuzat  e ngritura nga prokuroria Speciale zgjati rreth 4 orë në Gjykatën e Posacme kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë.

Prokurori Klodian Braho relatoi shkeljet e gjetura nga hetimi për tenderat në Bashkinë Tiranë e jo vetëm, pas kallëzimit të ish kandidatit për kryetar bashkie, Belind Këlliçi.

Në dosjen hetimore SPAK thotë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë pronarë de facto të kompanisë 5D konstruksion e cila ka përfituar tendera nga Bashkia e Tiranës në mënyrë të padrejtë.

Për të lehtësuar procedurën në lojë kanë hyrë edhe antaret e komisionit të vlersimit të ofertave të cilët nën ndikim e kanë shpallur kompaninë e Qatos e Mollës fituese në të paktën 7 prokurime publike.

Ish drejtorët e Ujësjellësit dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Tiranë heshtën përballë akuzave, ndërsa Gjykata la në fuqi masat e sigurisë!

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Tuland Tushe në qeli , ndërsa  5 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave hetim me masën detyrim paraqitje.

I gjashti mungonte pasi mësohet se nuk ndodhet në Shqipëri.

Me të njejtën masë do të hetohet edhe Nestor Muhamellari, në emërin e të cilit sipas SPAK Qato e Molla fshihnin pronësinë e kompanisë 5 D.

Jashtë gjykatës foli vetëm avokati i Mariglen Qatos

Sipas SPAK, rezulton se Molla e Qato janë pronarët de fakto të kompanisë “5D Construction”  e cila në periudhën 2016-2020 ka fituar tendera në kundërshtim me ligjin nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj.

Për të fshehur gjurmët, kompania e drejtorëve sic njihet në këtë dosje ndërroi 3 herë emrin.

Ndërkohë nga ana e spak po vijon puna për të identifikuar tendera të tjera të dyshimta të përfituara nga kompania 5D konstruksion.

Gjykata e Posaçme ka vendosur:

Mariglen Qato burg

Redi Molla burg

Taulant Tusha burg

Enton Punavija jashtë shteitt

Julian Zanaj Detyrim Paraqitje

Albano Janku Detyrim Paraqitje

Nestor Muhamellari Detyrim Paraqitje

Elantina Zere Detyrim Paraqitje

Deborah Keçi Detyrim Paraqitje

Seanca u ndërpre më herët dhe shkak është bërë kërkesa e avokatëve të personave të arrestuar, të cilët kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me dosjen.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, drejtorët më të rëndësishëm në institucionin e bashkisë, do përballen tashmë me qelinë.

Të tjerët, u njohën me masën Detyrim për paraqitje.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.