EMRAT/ Atentat në Memaliaj, qëllohet me armë zjarri avokati, shkak konflikte për pronën, arrestohet autori

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Memaliajt, aty ku për shkak të detyrës mësohet se avokati Andrea Zotaj është bërë objekti i një atentati të armatosur nga 36-vjeccari Fatos Lamaj, i cili është arrestuar disa orë më pas.

Si ndodhi ngjarja?

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat, teksa Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij ishin duke shkuar në zonë me autoveturën e tyre, ku në këtë moment kanë rënë pre e sulmit me armë zjarri nga Lamaj.

Në dëshminë e tij para efektivëve të policisë mësohet se avokati Zotaj, ka rrëfyer se përmes një manovrimi të rrezikshëm të automjetit që drejtonte arriti t’i shmangej plumbave të agresorit Lamaj.

Po ashtu Zotaj mësohet se ka thënë se ngjarja ka të bëjëme detyrën e tij.

Nga ana tjetër mësohet se agresori Lamaj ishte ndaluar nga policia dhe ishte mbajtur 1 ditë në paraburgim duke e liruar më pas, dhe kjo për shkak të një konflikti me një të afërmin e tij që ka të bëjë me ccështje pronësie.

Pasi kishte dalë nga paraburgimi, Lamaj rrëmbeu automatikun duke i zënë pritë avokatit duke hapur zjarr ndaj tij.

Pasi i ka shpëtuar këtij atentati, ka qenë vetë avokati Zotaj, i cili menjëherë është paraqitur në Komisariatin e Policisë ku dhe ka denoncuar ngjarjen e rëndë.

Më pas grupi hetimor ka shkuar të bëjë verifikimet dhe hetimet në vendngjarje, aty ku dhe ka gjetur gëzhojat e  kallashnikovit ntë përdorur nga Fatos Lamaj, i cili do të arrestohej pak orë pas ngjarjes.

EMRAT/ Atentat në Memaliaj, qëllohet me armë zjarri avokati,