Xavi Alonso “ngrin” Bayernin dhe Liverpoolin, pritet të qëndrojë te Leverkuseni

Xavi Alonso ndiqet nga shumë klube të mëdha europiane, pas një sezoni fantastik që po zhvillon te Bayer Leverkusen.

“Ka një kontratë deri në 2026 dhe po programojmë me të sezonin e ardhshëm, asgjë nuk na bën të mendojmë se nuk do të jetë ende me ne”, administratori i deleguar i Leverkusen Fernando Carro në një intervistë të dhënë së fundmi.

Media në Gjermani shkruan se Bayerni ka ndryshuar objektiv duke synuar Roberto De Zerbin, por ka si alternativë edhe trajnerin aktual të Austrisë, Ralf Ragnick.

Ndryshime kursi dhe për Liverpool që siç raportojnë media të rëndësishme si ESPN dhe Sky Sports UK, që citojnë burime pranë klubit, pasi ka marrë refuzimin e Xabi Alonso për trashëgiminë e Klopp, është gjithnjë e më pranë Ruben Armorim, trajnerit aktual të Sportingut të Lisbonës.