Pengu i madh i Orges Shehit: Disa gjëra do donim të shkonin më mirë, tani s’kam më asnjë interes
Orges Shehi trajneri i Partizanit i ftuar në emisionin “Sport Focus” në “Ora News” nën moderimin e Vjosana Nozllakut ka rrëfyer pengun e tij të madh në kampionatin e nisur përgjysmë nga ai, dhe ai është eliminimi nga Kupa e Shqipërisë.
PJESË NGA BISEDA
Si po të duket Partizani deri në këtë pikë të lojës në kampionat?
Unë që në fillim të intervistës thashë që doja që disa gjëra të shkonin më mirë dhe pikërisht për këtë e kisha fjalën, që do donim të kishim disa rezultate më të mira, edhe pse ishim koshient që vështirësia do të ishte e madhe.
Kur vjen në mes të kampionatit, sigurisht, që nuk është si në fillim, edhe për këtë do doja të kishim disa rezultate më të mira në disa momente më deçizive.
Por çfarë ka ikur ka ikur, duhet të shohim përpara.
Ne do të vazhdojmë po me të njëjtin impenjim dhe seriozitet siç kemi bërë deri tani.
Deri në këto momente Partizani ndodhet në vendin e parë me 46 pikë, kur ju keni ardhur nën drejtimin e klubit, si e keni parashikuar ecurinë e këtij ekipi? Deri ku mund të arrijë në Final Four?
Ne gjithmonë e trajtojmë sikur është kampionat i viteve të shkuara, por mos harrojmë që ky është kampionat tjetër për shkak të formulës, përmbajtjes që ka, sepse e dimë që do të shkojmë në “Final four”, dhe kjo varet pastaj nga dy takimi.
Patjetër, që të shkojmë deri atje duhet të jemi më kompetitiv, të kemi stabilitet në lojë dhe rezultate.
Por pengu më i madh është eliminimi nga Kupa.
Kush mendon se mund ta fitojë Kupën e Shqipërisë?
Kur nuk jemi ne në katërshe nuk kam asnjë interes, përderisa s’jam unë dhe skuadra ime aty.
