Nga rikthimi i Skukës tek sfida e ish-vartësit të tij Fagu, Orges Shehi “fair play” edhe jashtë fushës
Orges Shehi trajneri i Partizanit i ftuar në emisionin “Sport Focus” në “Ora News” nën moderimin e Vjosana Nozllakut ka komentuar rikthimin e Skukës, dhe drejtimin e Tiranës nga ish-vartësi i tij tek bardheblutë, Erbim Fagu.
PJESË NGA BISEDA
Shehi flet për rikthimin e Xhuliano Skukës..
“Unë nuk dua që lojtarët që ikin njëherë jashtë të rikthehen këtu, sepse dua që ato të bëjnë progres pozitiv andej.
Por në momentin që e sheh që nuk po ndihesh mirë dhe rikthehesh ku ka më mirë që lojtarët me nivel të lartë që është edhe Skuka t’i kemi në gjirin e skuadrës.
Skuka erdhi pas një periudhe që nuk ishte aktivizuar rregullisht dhe gjendja fizike e tij nuk ishte optimal.
Për fatin e keq të tijin dhe të ekipit pas derbit ai pësoi një dëmtim dhe dëmtimi e ka lënë për rreth një muaj jashtë, tani ka ardhur dhe luajti ndeshjen që kaluam dhe ai dëmtim e ka frenuar pak, por tani do të jetë mirë”.
A e ka ndjekur Shehi Tiranën?
Tirana është një skuadër pretendente, siç ka qenë gjithmonë me ato luhatjet e veta. Është aty për të luftuar për “final four” edhe kaq.
S’kam si të kem kontakte me to tani që unë drejtoj Partizanin, çdo njeri ka punën e vet jetën e vet dhe s’kam pasur kontakte, kaq.
Trajneri aktual i Tiranës ka qenë pjesë e stafit tënd tek Tirana, si e shihni Erbim Fagun?
Erbimi është një ish-shoku im i skuadrës, e kam pasur edhe ndihmës tek Tirana! E kam uruar që ka marrë drejtimin e Tiranës, i kam thënë që “të të shkojë mbarë”, sepse është eksperienca e tij e parë.
Edhe pas emërimit të tij kemi shkëmbyer ndonjë mesazh edhe para disa ditës e takova kur ishim në kursin e UEFA-s.
