VIDEO/ Aksident në Fier, një person në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2024, 21:52
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fier, në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë.
Një këmbësor është goditur nga një automjet tip “ Fuoristradë” duke i shkaktuar lëndime të rënda në trup.
Në vendngjarje ka mberritur menjëherë ambulanca e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit.
Burimet paraprake bëjnë me dije se i lënduari ndodhet në gjëndje të rëndë si pasojë e plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.
