Vendimi për Kosovën tërbon Beogradin, Daçiç: KiE po kërcënon integritetin territorial të Serbisë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se vendimi i së mërkurës që është marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në këtë institucion është i turpshëm dhe skandaloz. 

Sipas tij, ky vendim kërcënon integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

“Vendimi i Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranimin e të ashtuquajturës Kosovë në Këshillin e Evropës është i turpshëm dhe skandaloz, i cili shkatërron të gjitha parimet mbi të cilat mbështetet Këshilli i Evropës, sepse bëhet fjalë për pranimin një territori që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiç, raportoi mediumi serb “Tanjug”.