Kosova anëtare në KiE, Zejnaj: Hap i rëndësishëm, i hap dyert për integrim më tutje në BE

Politologu, Argjend Zejnaj në një intervistë në Ora News u shpreh se rekomandimi i Kosovës për tu bërë anëtare në KiE është një hap i rëndësishëm për Kosovën, dhe që hap dyert për integrim më tutje në BE

Zejnaj: Është  një lajm i mirë për Kosovën, për hapat e saj drejt integrimit në BE.

Nuk besoj se do ketë më pengesa tani e tutje.

Sa i përket edhe kërcënimeve nga Mali i Zi që kanë paralajmëruar që nuk do japin votën, unë nuk besoj se Kosova do mund të pengohet tashmë për tu integruar në Këshillin e Evropës.

Kosova bashkë me këtë anëtarësim do marrë një mori aplikimesh karshi gjykatës të së Drejtave të Njeriut.

Është një hap i rëndësishëm për Kosovën.

I hap dyert për integrim më tutje në BE.