Kosova kaloi hapin e parë, Osmani: Do të punojmë me aleatët për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Europës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës (KiE).
Osmani, përmes një postimi në platformën X, shprehet se pas këtij hapi pozitiv, Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për t’u siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës përmes anëtarësimit të plotë.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
One more step ✅
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 27, 2024
Following the approval of the Report by @PACE_Political, Kosovo's accession to the @coe will now proceed to @pace_news.
We'll continue to work with allies to ensure that all our citizens get their rightful access to CoE instruments through ????????'s full membership.
