Andoni: Kosova në rrugë të drejtë për në KiE, Mali i Zi do të votojë kundër saj
Në një intervistë me Ora News, analisti Ben Andoni u shpreh se Kosova ka procedurën e fundit për në KiE, pasi plotësoi vendimin e Gjykatës kushtetuese për manastirin e Deçanit.
Ai shtoi se sigurisht që presioni më i madh do të jetë nga pala serbe dhe theksoi se Kosova është në rrugë të drejtë.
Andoni: Kosova ka procedurën e fundit, pasi plotësoi vendimin e Gjykatës kushtetuese për manastirin e Deçanit. Nga ana tjetër ka dhënë miratimin edhe për asociacionin e komunave serbe. Është një gjë që e ka plotësuar në 2013, dhe pastaj e hodhi poshtë gjykata kushtetuese. Është edhe marrëveshja e Ohrit me palën serbe. Këto kanë qenë kushte ndaj Kosovës për anëtarësim në KiE.
Sigurisht që presioni më i madh do të jetë nga pala serbe dhe mendoj se Kosova është në rrugë të drejtë. Ky vendim do të shkojë në Parlamentin Evropian dhe është një cak shumë i mirë për Kosovën. Unë besoj se Mali i Zi do të votojë kundër Kosovës. Ata kanë një çështje të brendshme, ku qeveria e tyre do të bëjë një ndërrim tjetër me ministra pro serbë, duke e vendosur Kosovën në vështirësi.
