Konspiracionet për Princeshën Kate/ Dyshime se teoritë u nxitën nga “vende armike” për destabilizimin e Anglisë
Lufta hibride nuk njeh kufij. Në Britaninë e Madhe ka dyshime se pas teorive konspirative për sëmundjen e Princeshës së Uellsit mund të jenë Rusia, Kina, Irani apo vende të tjera të cilësuara “armike” dhe me skenar destabilizimi!
Teoritë konspirative rreth sëmundjes së Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, janë duke u përhapur nga Kina, Rusia dhe Irani dhe kanë si qëllim destabilizimin raportojnë mediat në Mbretërinë e Bashkuar!
“Daily Mail” duke iu referuar burimeve qeveritare, kur thotë se shtetet “armiqësore” kërkojnë të destabilizojnë Britaninë, qoftë kjo duke minuar legjitimitetin e zgjedhjeve apo të institucioneve të tjera.
Artikulli thotë se pavarësisht se princesha njoftoi me anë të një video se ishte diagnostikuar me kancer dhe se po vijonte me seancat e kimioterapisë, thashethemet vazhduan, duke përfshirë pretendimet e çuditshme se videoja e saj ishte krijuar nga AI (Inteligjenca Artificiale), ndërsa të tjerët e kritikuan atë që nuk doli më herët në publik të fliste për sëmundjen e saj dhe se përse William nuk ishte pranë Kate kur ajo tregonte gjendjen e saj në video.
Ministri i Energjisë Andrew Bowie refuzoi të konfirmojë ose mohojë akuzat.
I pyetur në lidhje me pretendimet se Rusia, Kina dhe Irani po nxisin teoritë e konspiracionit të Kate në internet, Bowie tha: “Nuk mund të komentoj mbi spekulimet në gazeta lidhur me këtë. Padyshim që nuk i di detajet. Ajo që do të them është padyshim që mendimet dhe lutjet e të gjithëve janë me Lartësinë e Saj Mbretërore”.
I shtyrë për pikëpamjen e tij mbi teoritë e konspiracionit të Kate më gjerësisht, Bowie tha: “Është e pakuptimtë. Njerëzit përfshihen në teori konspirative në internet. E shihni për personazhe të ndryshëm publikë.”
Sipas Daily Mail, Downing Street po përgatitet të fajësojë zyrtarisht Kinën si përgjegjëse për një sulm kibernetik në 2021 ndaj komisionit zgjedhor.
Zëvendëskryeministri Oliver Dowden ka thënë se do t'u tregojë deputetëve se Kina qëndronte pas sulmit, ku hakerët kanë pasur akses në të dhënat personale të 40 milionë zgjedhësve britanikë.
Ndërkohë që Christopher Bouzy shefi ekzekutiv i teknologjisë dhe një mbështetës i zjarrtë i Harry-t dhe Meghan-it ka pretenduar se diagnoza e Kate ishte false dhe akuzoi pallatin për propagandë të stilit të “Koresë së Veriut”.


