Alarm për bombë në Moskë, evakuohet spitali

Rreth 700 persona janë evakuuar nga spitali ku po trajtohen të plagosurit e sulmit terrorist në Crocus City Hall, pas një kërcënimi me bombë.

Raportohet se një letër për një shpërthim është dërguar me potë në Qendrën Kombëtare Mjeko-Kirurgjike Pirogov.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për mjete shpërthyese të improvizuara nga fosfori, të cilat dyshohet se janë vendosur në katër çanta shpine në disa kate të spitalit.