Tajani: Nuk ka prova për përfshirjen e Kievit në sulmin ndaj Moskës
Për momentin nuk ka asnjë provë për ndonjë përfshirje të çfarëdo lloji nga pala ukrainase, tha ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri italian Antonio Tajani për radio RTL102.5, duke iu referuar sulmit terrorist në sallën e koncerteve të premten e kaluar në Moskë.
“Më duket se gjithçka po shkon në drejtim të një sulmi terrorist të organizuar nga dega afgane e ISIS-it”, tha Tajani
Në një fjalim drejtuar kombit, presidenti rus Vladimir Putin tha se autoritetet kishin arrestuar 11 persona, përfshirë katër që morën pjesë në sulm.
Ai gjithashtu sugjeroi se ata ishin përpjekur të kalonin kufirin në Ukrainë, e cila, u përpoq të krijonte një “dritare” për t’i ndihmuar ata të arratiseshin.
Ukraina ka mohuar çdo përfshirje dhe ka akuzuar Moskën për përdorimin e sulmit në përpjekje për të nxitur entuziazëm në përpjekjet e saj të luftës

