EMRI/ Ishte në kërkim dhe tentoi të hynte në Shqipëri nga Kakavija, arrestohet 58-vjeçari
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin 58-vjeçar Alfred Lelaj. Ai u kap pasi tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet pikës kufitar të Kakavijës. Lelaj kërkohej si i dënuar me burgim për falsifikim.
Ndalimi i tij u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.
NJOFTIMI I DVP Vlorë
Kontrolle dhe verifikime intensive po kryhen në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim.
Tentoi të hynte në Shqipëri, nëpërmjet PKK Kakavije, ndërkohë që ishte në kërkim, i dënuar me burgim për falsifikim, ndalohet 58-vjeçari.
Ndalimi i këtij shtetasi, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavije.
Në zbatim të planit të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Policisë Kufitare të PKK Kakavije dhe specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë, për një shtetas të shpallur në kërkim, në hyrje të Shqipërisë, u ndalua shtetasi Alfred Lelaj, 58-vjeç.

