Shkodër, 1081 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë javës
Policia Rrugore në Shkodër ka marrë 1081 masa ndaj drejtuesve të mjeteve këtë javë, për shkelje të ndryshme. Policia ka ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur pajisjet teknologjike si radarë, dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Në kuadër të plan-operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 35 masa administrative.
Gjithashtu gjatë kësaj jave është arrestuar në flagrancë 1 shtetas “Për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (Në gjendje të dehur) si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” (Pa leje drejtimi).
Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor. Për periudhën 17-23 mars janë marrë në total 1081 masa.
Konkretisht për mos përdorim rrip sigurimi 49 masa, qarkullim me shpejtësi, 382. Përdorim pije alkolike 10. Përdorim telefoni 47. Parakalime të gabuara 121. Pozicion mjeti në karexhatë 58. Pushim i gabuar mjeti 127. Mos respektim sinjalistike 75. Mos përdorim kaske mbrojtëse 40.
Mosrespektim këmbësore 114. Mos përdorim jeleku fosforeshent 2. Qarkullim me të meta teknike 5. Pa siguacion mjeti 6. Ngarkesa gabarite 1. Xhama të errësuar 18. Manover e gabuar mjeti 4. Mosrespektim distance 3. Pa kontroll teknik 3. Humbje kontrolli mbi mjetin 1. Mospërdorim dritash 2. Mos respektim orar Ndalim qarkullimi 4. Qarkullim me targa të një mjeti tjetër 1. Mos paraqitje dokumente në afat 1. Mos dhënie përparësie 1. Ndryshim karakteristika konstruktive 2. Nuk ndalon 1. Mos rregullim shpejtësie 1. Ndalim administrativ mjeti 6. Masa debitore të arkëtuara 116. Aksidente me dëme materiale 6 me 14 mjete të dëmtuara.. Shoqërim Personalitete tē Larta Shtetërore të huaja 4
Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112 dhe 129 çdo rast të shkeljes së tyre.
