Gjendet një person i pajetë në Maliq, ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një person ëdhtë gjetur i pajetë.

Mësohet se viktima është gjetur në një mal në fshatin Symizë, teksa ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen është bërë një infrakt që ai ka pësuar, teska ishte duke mbledhur dru.

Nga këqyrja paraprake nuk janë vërejtur shenja dhune në trup, teksa kufoma është dërguar drejt morgut të qytetit të Korçës, ku do të kryhen ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore për të zbuluar dhe shkakun e vdekjes.