E rëndë në Pogradec, vëllai i vogël plagos me thikë të madhin

Një sherr me thika ka ndodhur në Pogradec. Dy vë vëllezër janë konfliktuar verbalisht dhe më pas sherri ka agravuar në përdorimin e thikës. Mësohet se vëllai i vogël ka plagosur vëllain e madh.

Njoftimi i Policisë Pogradec

Informacion paraprak

Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.