Joseph nga Mitrovica: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte një fillim pozitiv për shqiptarët dhe serbët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2024, 09:58
Edward Joseph, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, ka vizituar Kosovën. Ai është takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.
Joseph ka vizituar edhe në Mitrovicën, ku ka kujtuar edhe përvjetorin e fillimit të bombardimit të caqeve serbe nga NATO. Më 25 mars 2024 u bënë 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe.
Joseph në platformën e tij “X”, ka shkruar se 25 vjet pas bombardimeve të NATO-s, shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për përparim pozitiv. “Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte të paktën një fillim për shqiptarët dhe serbët”, shkroi ai.

