Ramabaja: Ndërhyrja e perëndimit në Serbi, ndër më specifiket, ra poshtë propaganda serbe
Në një intervistë për Ora News, analisti Sadi Ramabaja ndërhyrja e perëndimit në Serbi ishte ndër ndërhyrjet më specifike edhe me karakter human.
Ai shtoi se propaganda serbe kishte arritur të ngulitë në vetëdijen politike dhe shoqërore, sidomos në perëndim, se Kosova ka qenë djeg i civilizim serb.
Ramabaja: Është mirë të shënjohet në memorien e tyre, që në 24 mars 1999 Kosova, 25 vite më parë po fillonte t’i numëronte ditët e fundit të kolonializmit serbe. Deri më atëherë Kosova ishte trajtuar si një koloni e Serbisë dhe nuk u vlerësua në luftërat Ballkanike, pasi ka qenë ndonjë koloni moderne.
Propaganda serbe kishte arritur të ngulitë në vetëdijen politike dhe shoqërore, sidomos në perëndim, se Kosova ka qenë djep i civilizim serb, duke u bazuar në dogmat serbe dhe ky mit ra në 1999. Ndërhyrja e perëndimit ishte ndër ndërhyrjet më specifike edhe me karakter human.
