I gjendet në banesë 17 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2024, 19:03
Policia greke arrestoi një 30-vjeçar shqiptar, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në banesë rreth 17 kg marijuanë.
Sipas raportimeve, shqiptari jetonte në një banesë në Selanik, në zonën e Neapoli-Sikeon.
Lënda narkotike, sipas raportimeve, ishte fshehur në një kolltuk brenda banesës.
Ajo ishte e ndarë në 16 pako, me një peshë totale prej 16 kg e 751 gram.
Gjithashtu policia sekuestroi edhe një peshore elektronike dhe 2 celularë.
